Aleanca Veri-Atlantike NATO javën e ardhshme do të nënshkruajë protokollin për pranimin e Maqedonisë në Aleancë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në një mesazh të postuar nga lloogaria e tij në Twitter ka njoftuar se me pjesëmarrjen e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në selinë e NATO-s në Bruksel më 6 shkurt do të nënshkruajnë protokollin për pranim, e cila është faza përfundimtare për pranimin e vendit në Aleancë.
Për të filluar anëtarësimin e Maqedonisë, duhet që protokolli i pranimit të ratifikohet nga parlamentet e të gjitha shteteve anëtare dhe të përfundojnë disa procese zyrtare.
Gjatë këtij procesi, Maqedonia do të ftohet në takimet e NATO-s.
Sipas Marrëveshjes së Prespës të nënshkruar me Greqinë për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, emri i vendit do të jetë zyrtarisht Republika e Maqedonisë së Veriut pas nënshkrimit të protokollit të pranimit nga Athina dhe ratifikimit të saj në parlament.
NATO i dërgoi ftesë për anëtarësim Maqedonisë në Samitin e mbajtur vitin e kaluar në Bruksel.