Maqedonia jonë nuk është si ajo ku jetojnë funksionarët shqiptarë, të cilët nuk presin as në semafor as kur e kalojnë kufirin.
Maqedonia jonë është kjo ku pritet me orë të tëra që t’i kalosh kufijtë shqiptaro-shqiptarë, si për shembull atë në Bllacë.
Maqedonia jonë është kjo ku pak kilometra pasi kalon kufirin e Bllacës, duhet të presësh radhë që ta kalosh tunelin përgjatë rrugës që të shpie drejt Shkupit.
Maqedonia jonë nuk është si ajo e funksionarëve shqiptarë, pra si ajo që i ngjanë lopës të cilën ne e ushqejmë e ata e mjelin.
Maqedonia jonë është ‘tunel’ i mbyllur, si ai në rrugën që çon drejtë vendkalimit kufitarë Bllacë.
Pra në Maqedoninë tonë kalohet nëpër tunele e rrugë që mbyllen kur vijnë mërgimtarët tanë dhe gjatë sezonit të pushimeve verore!?
Në Maqedoninë ku jetojmë ne, e të cilën nuk e njohin funksionarët tanë, aq shpesh bie sistemi elektronik në vendkalimet kufitare shqiptaro-shqiptare, sa bëhet kolon edhe nga një makinë e vetme.
Nga: Kim Mehmeti