Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Maqedonia e Veriut shënon 76-vjetorin e NATO-s, ngjyrat e flamurit të aleancës...

Maqedonia e Veriut shënon 76-vjetorin e NATO-s, ngjyrat e flamurit të aleancës në godinën e ministrisë së jashtme

Maqedonia e Veriut ka shënuar 76-vjetorin e themelimit të NATO-s, një javë pasi vendi po ashtu shënoi pesëvjetorin e anëtarësimit të saj në aleancën ushtarake, transmeton Anadolu.

Në një postim në platformën X, Ministria e Punëve të Jashtme deklaroi: “Javën e kaluar, me krenari festuam 5 vjet që kur u bëmë anëtare e plotë e NATO-s, duke qëndruar krah aleatëve tanë nga bota demokratike. Sot, gjithashtu shënojmë 76 vjet nga themelimi i aleancës që mbron lirinë, demokracinë dhe mënyrën tonë të jetesës”.

Ndërkohë, me këtë rast, në ndërtesën e Ministrisë janë reflektuar ngjyrat e flamurit të NATO-s.

Aleanca e NATO-s, e themeluar më 4 prill 1949, është një nga organizatat më të rëndësishme për mbrojtjen kolektive dhe sigurinë ndërkombëtare, me 32 vende anëtare.

Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s që nga 27 marsi 2020.

Exit mobile version