Maqedonia e Veriut sërish raporton mbi 100 raste ditore me COVID-19

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 115 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 14.455, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se vetëm një person ka humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Me këtë, numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus është rritur në 604.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 368 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 11.525, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.326.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.665 teste për COVID-19, ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 149.934 teste.