Maqedonia e Veriut regjistron 6 vdekje dhe 128 raste të reja me COVID-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve ka regjistruar 128 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në vend është rritur në 10.213.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 kanë humbur jetën 6 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 466.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer gjithsej 96.194 teste për COVID-19, përfshirë 1.025 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend arrin në 5.564, prej të cilëve 137 janë regjistruar në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive është 4.183.