Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve ka regjistruar 96 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në vend është rritur në 9.249.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar 10 vdekje të reja nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 432.
Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 86.543 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 724 teste të kryera gjatë ditës së fundit.
Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 4.871, prej të cilëve 61 në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive 3.946.