Maqedonia e Veriut raporton 530 raste të reja dhe 26 viktima nga COVID-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 530 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 26 viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rritur në 81.425, ndërsa numri i viktimave në 2.427.

Gjatë ditës së fundit, 538 pacientë të tjerë janë shëruar nga pandemia, duke e çuar në 58.720 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 20.278.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer gjithsej 392.376 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.999 teste të kryera gjatë ditës së fundit.