Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 565 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 21 viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara ka shkuar në 32.997, ndërsa ai i viktimave në 1.025.
Autoritetet shëndetësore të vendit gjatë ditës së kaluar kanë kryer gjithsej 1.325 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 253.173.
Po ashtu numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 21.244, përfshirë 154 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 10.728.