Maqedonia e Veriut publikon listën për ndeshjen me Kosovën, gjashtë shqiptarë ftohen nga Angelovski

Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski e ka shpallur listën për ndeshjen e play-offit kundër Kosovën dhe dy ndeshjet nga Ligën e Kombeve.

Angelovski e ka shpallur listën për ndeshjen kundër Kosovës që zhvillohet me 8 tetor në stadiumin “Todor Proeski” dhe që është edhe ndeshja gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve për Kampionatin Evropian.

Po ashtu këta lojtarë janë ftuar edhe për dy ndeshjet kundër Estonisë (11 tetor, Talin) dhe Gjeorgjisë (14 tetor, “Todor Proeski”) nga edicioni i ri i Ligës së Kombeve.

Elif Elmas i Napolit nuk do të jetë pjesë e ekipit kombëtar të Maqedonisë për shkak se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kthehet të luajë për Maqedoninë, sulmuesi shqiptar Ferhan Hasani i Helsinkit, ndërsa në listë janë edhe pesë shqiptarë të tjerë.

Visar Musliu, Egzon Bejtullahi, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski dhe Arijan Ademi.

Anglovski ka ftuar 23 lojtarë.