Maqedonia e Veriut ka ndërhyrë për të ulur çmimin e vajit për gatim.
Nga e hëna Maqedonia e Veriut pritet të ulë çmimin e vajit për gatim, për 7 deri në 8 denarë.
Ndërkohë të martën në seancë të qeverisë do të propozohet që prodhuesit të mos mund ta përcaktojnë çmimin e një produkti të shkruar në ambalazh sipas të cilit do të shitet në dyqane.
Si masë e tretë do të jetë propozimi i një kufiri shtesë të kostos prej 10 për qind dhe 20 për qind për produkte të caktuara, siç është për shembull transporti.
Pas rritjes së çmimeve, ekspertët e ekonomisë thonë se vetëm ngrirja e plotë e çmimeve të disa produkteve do të arrijë efektin e uljes së tyre, gjithçka tjetër nuk do të ketë asnjë ndikim.
Qeveria fillimisht nuk kishte në plan të merrte masa të reja, por pas analizave që disa tregtarë dhe prodhues po manipulojnë, vendosi të ndërhyjë sërish. Propozimet për masa të reja pritet të shqyrtohen në seancën e qeverisë të martën e ardhshme. /alsat