Maqedonia e Veriut mposhtet nga Ukraina

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në pjesën e parë, ukrainasit ishin më të mirë duke luajtur me një ritëm të lartë të lojës dhe duke zënë në pozitë të pafavorshme Maqedoninë e Veriut, shkruan lajmi.net.

Presioni i tyre dha rezultat, pasi ata shënuan dy gola të shpejtë. Andriy Yarmolenko zhbllokoi rezultatin në min 29′ dhe pas vetëm pesë minutash, përkatësisht në min 34′, Roman Yaremchuk dyfishoi epërsinë për Ukrainën.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Ukrainës.

Në pjesën e dytë, Maqedonia e Veriut u këndell dhe rrezikoi portën e Ukrainës.

Po rridhte minuta e 54′ kur pas një goditje të fuqishme nga Ademi e cila përfundoi në tranzverzale, gjyqtari akordoi një penalti në favor të Maqedonisë së Veriut. Nga pika e bardhë fillimisht dështoi Esgjan Alioski në min 56′.

Në min 84′ u akordua penalti për Ukrainën, por Malinovskyi dështoi të shënojë nga pika e badhë.

Rezultati përfundimtar, Ukraina 2-1 Maqedonia e Veriut.