Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë është sjell vendim për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend edhe për 14 ditë të tjera. Këtë e bëri publike vetë presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.
“Vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme është marrë me qëllim që t’i mundësohet Qeveris që më lehtë dhe më mirë bashkë me institucionet shëndetësore të mund të përballen me pandeminë, dhe kjo nuk ka kurrfarë lidhje me datën për mbajtjen e zgjedhjeve”, deklaroi Stevo Pendarovski, president i shtetit.