Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 14.341, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 3 persona tjerë kanë humbur jetën nga COVID-19. Me këtë, numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus është rritur në 603.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 95 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 11.157, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.581.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 450 teste për COVID-19, ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 148.269 teste.