Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se nga koronavirusi i ri (COVID-19) kanë vdekur edhe katër persona, duke e çuar numrin e të vdekurve në 65, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 13 raste të reja me COVID-19, me çka numri i pacientëve të diagnostifikuar me koronavirus në vend arrin në 1.399.