Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut konfirmoi tre raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve në vend është rritur në 54, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 raste të reja me COVID-19 me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me koronavirus në vend arrin në 1.225.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 21 pacientë të shëruar me çka numri i pacientëve të shëruar nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut arrin në 200.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 263 teste. Me këtë që nga paraqitja e epidemisë në vend janë kryer gjithsej 12.133 teste për COVID-19.