Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) pesë persona kanë ndërruar jetë ndërsa janë zbuluar 78 raste të reja me këtë virus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend arrin në 7.124, i të shëruarve në 3.199 ndërsa numri i viktimave në 346. Aktualisht, numri i rasteve aktive arrin në 3.579.
Siç informon Ministria e Shëndetësisë sot janë raportuar 172 persona të shëruar nga COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 894 teste ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani kap shifrën 68.059.