Maqedoni e Veriut, numër rekord i rasteve dhe të shëruarve nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) gjashtë persona kanë ndërruar jetë dhe janë zbuluar 205 raste të reja me këtë virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend arrin në 7.777, i të shëruarve në 3.960, ndërsa numri i viktimave në 368. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 3.449.

Siç informon Ministria e Shëndetësisë, sot janë raportuar 336 persona të shëruar nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.728 teste, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani kap shifrën 74.562.