Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoninë e Veriut, Shaqir Fetahu, ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Pasi rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, Fetahu në rrjetet sociale apeloi që të jenë të kujdesshëm dhe t’u përmbahen rekomandimeve të organeve kompetente.
“Momentalisht, gjithçka është normale pa ndonjë simptomë problematike. U qëndroj preciz rekomandimeve mjekësore dhe jam në kurim shtëpiak”, shkroi Fetahu.
Fetahu po ashtu uroi besimtarët muslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Deri më tani, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 10.503 raste të konfirmuara me koronavirus, prej të cilëve 5.931 janë shëruar dhe 476 kanë vdekur. Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend aktualisht është 4.096.