Ballina Lajmet Maqedoni e Veriut, konfirmohen 22 raste të reja me COVID-19

Maqedoni e Veriut, konfirmohen 22 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 22 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) duke e çuar në 1.762 numrin e pacientëve të diagnostikuar me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria informoi se ka ndërruar jetë një pacient me COVID-19 duke e rritur në 98 numrin e të vdekurve nga koronavirusi.

Gjithashtu bëhet e ditur se janë shëruar 16 pacientë nga COVID-19 dhe tani numri i të shëuarve arrin në 1.267.

Aktualisht numri i rasteve aktive me virus në vend arrin në 397.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 462 teste për COVID-19 ndërsa gjithsej deri më tani janë kryer 21.010 teste.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dje zgjati gjendjen e jashtëzakonshme në kohëzgjatje prej 14 ditësh për shkak të krizës së koronavirusit (COVID-19) ndërsa si arsye për këtë e theksoi zbatimin e masave ekonomiko-sociale.

Ora policore në vend fillon çdo ditë nga 19:00 deri në ora 05:00.

Exit mobile version