Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 199 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 94.798 numrin e përgjithshëm të rasteve nga virusi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Si pasojë e koronavirusit janë regjistruar 8 viktima të tjera me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 2.924.
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 264 pacientë të shëruar nga COVID-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 83.999.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 7.875.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.846 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 470.691 teste në vend.