Ballina Lajmet Maqedoni e Veriut, 6 të vdekur dhe 63 raste të reja me...

Maqedoni e Veriut, 6 të vdekur dhe 63 raste të reja me COVID-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 63 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 90.717, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 6 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.791.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 78.727, përfshirë 573 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 9.199.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 677 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 443.277.

Exit mobile version