Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 159 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 13.458, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 6 persona të tjerë humbën jetën nga COVID-19. Me këtë, numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 563.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 75 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 10.052, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.843.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.733 teste për COVID-19, ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 136.051 teste për COVID-19.