Maqedoni e Veriut, 6 të vdekur dhe 131 raste të reja me COVID-19

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 131 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 14.293, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 6 persona tjerë kanë humbur jetën nga COVID-19. Me këtë, numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus është rritur në 596.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 81 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 11.014, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.683.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.297 teste për COVID-19, ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 147.002 teste.