Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve ka regjistruar 129 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Me këtë numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në vend është rritur në 9.797.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar 6 vdekje të reja nga COVID-19, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 451.
Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer gjithsej 92.550 teste për COVID-19, përfshirë 1.535 teste të kryera gjatë ditës së fundit.
Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend arrin në 5.254, prej të cilëve 109 janë regjistruar në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive është 4.092.