Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 88 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 16.867, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 5 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 705.
Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 135 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 14.084, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.078.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1618 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 177.635 teste.