Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 35 raste të reja me COVID-19, me çka numri i përgjithshëm është rritur në 2.164, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit u regjistruan pesë raste të vdekjes nga virusi, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 131.
Aktualisht, numri rasteve aktive me koronavirus në vend është 498.
Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.120 teste, ndërsa vendi ka kryer gjithsej 28.804 teste deri më tani.
Maqedonia e Veriut ka filluar të zbusë masat parandaluese të përhapjes së koronavirusit, kurse të martën u hoq plotësisht ora policore.
Sot, presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme për 14 ditë të tjera, e cila u shpall më 18 mars si pjesë e luftës kundër përhapjes së koronavirusit në vend.