Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 127 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 14.998, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 5 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus është 614.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 95 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 12.149, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.235.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.574 teste për COVID-19, ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 156.522 teste.