Maqedoni e Veriut, 498 raste të reja dhe 17 viktima nga COVID-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 498 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 82.301 numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i të vdekurve nga pandemia është rritur në 2.473, me 17 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.

Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 606 pacientë të tjerë të shëruar nga virusi, ndërsa numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar është 60.256.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 19.572.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 396.797 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.467 teste të kryera gjatë ditës së fundit.