Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 83 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 18.873, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 4 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 760.
Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 146 pacientë të tjerë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 15.487, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.626.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 539 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 195.541 teste.