Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 314 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 94.196 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi po ashtu ka regjistruar tetë viktima të tjera nga virusi, me çka numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 2.908.
Po ashtu janë regjistruar 210 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë gjithsej janë shëruar 83.634 pacientë.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 466.118 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.161 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 7.654.