Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve ka regjistruar 160 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 12.515 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar 3 vdekje të reja nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 535.
Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 123.122 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.172 teste të kryera gjatë ditës së fundit.
Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend arrin në 9.030, ndërsa numri i rasteve aktive në 2.950.