Maqedoni e Veriut, 3 të vdekur dhe 103 raste të reja me COVID-19

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 103 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 12.840, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 3 persona të tjerë humbën jetën nga COVID-19. Me këtë, numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 547.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 187 pacientë të shëruar nga COVID-19. Me këtë numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 9.361, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus në 2.932.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 912 teste për COVID-19, ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 127.196 teste të këtij virusi në vend.