Maqedoni e Veriut, 28 të vdekur dhe 929 raste të reja me COVID-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 929 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 70.883, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 28 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.051.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 47.364, përfshirë 1.068 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 21.468

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.758 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 357.102.