Ballina Lajmet Maqedoni e Veriut, 25 të vdekur dhe 865 raste të reja me...

Maqedoni e Veriut, 25 të vdekur dhe 865 raste të reja me COVID-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 865 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 75.597, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 25 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.194.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 51.493, përfshirë 641 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 21.910

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.889 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 371.391.

Exit mobile version