Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 166 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 11.054 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar 4 vdekje të reja nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 497.
Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 105.357 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.419 teste të kryera gjatë ditës së fundit.
Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 6.882, përfshirë 185 të shëruar në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.675.