Maqedoni e Veriut, 142 raste të reja dhe 5 viktima nga COVID-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 142 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe pesë viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë e vendit njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 15.555, ndërsa ai i të vdekurve në 642.

Të dhënat e fundit tregojnë se përfshirë 98 pacientët e shëruar gjatë ditës së fundit, numri i pacientëve të shëruar nga virusi është 12.994, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 1.919.

Autoritetet shëndetësore gjatë ditës së fundit kanë kryer 1.542 teste të dyshuara ndaj koronavirusit, duke e çuar në 163.132 numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në vend.