Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 350 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 93.510, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 12 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.893.
Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 82.786, përfshirë 266 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 7.831.
Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.291 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 461.850.