Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 403 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 88.389, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 10 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.682.
Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 69476, përfshirë 339 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 16.231.
Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.118 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 428.006.