Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriu bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 1077 testime të realizuara 152 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.
Rastet e reja janë: Shkup-39, Kumanovë-20, Dibër-8, Shtip-14, Prilep-1, Tetovë-9, Strugë-13, Manastir-5, Ohër-3, Kavadarc-5, Gostivar-15, Gjevgjeli-3, Strumicë-4, Radovish-1, Koçan-1, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-2, Dellçevë-3, Kratovë-1, Sveti Nikollë-1 dhe Kërçovë-2.
Po ashtu Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni për 24 orë ka regjistruar 70 pacientë të shëruar nga Covid-19./alsat