Ballina Lajmet Kosovë Maqedonci thotë se premtimin për fuqizim të ushtrisë e kanë realizuar

Maqedonci thotë se premtimin për fuqizim të ushtrisë e kanë realizuar

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se e ka realizuar premtimin për fuqizimin e ushtrisë.

Maqedonci ka thënë se që nga fillimi i mandatit kanë investuar mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit.

“Që nga fillimi i këtij mandati deri më tani investuam mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit. Çdo prokurim është realizuar përmes konceptit shtet më shtet pa ndërmjetësim të operatorëve ekonomik, duke kursyer kësisoj buxhetin ndërkohë që është rritur cilësia”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ushtria e Kosovës tash e disa javë ka probleme me furnizim me ushqim pasi që ka përfunduar kontrata me kompaninë e cila kryente këtë furnizim.

Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për 106 vende të reja të punës në kuzhinat e FSK-së.

Exit mobile version