Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se është takuar me Haluk Bayraktarin, shefin e kompanisë që prodhon dronët e njohur turk.
Maqedonci ka thënë se nga Bayraktar është njoftuar për inovacionet e Kompanisë Baykar dhe fushën e fluturakeve pa pilot si dhe sistemeve tjera për përdorim ushtarak dhe civil.
Derisa, Maqedonci tha se u dakorduan për vazhdim të bashkëpunimit dhe eksplorim të mundësive të reja në interes të përbashkët.
“Me Kompaninë Baykar, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë kanë vendosur bashkëpunim strategjik dhe operacional që po mundëson fuqizimin e kapaciteteve luftarake”, ka shkruar Maqedonci në Facebook