Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar ndihmës-sekretarin e Mbrojtjes për NATO dhe Evropë, Alton Buland, në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së.
Në këtë takim siç ka njoftuar Maqedonci është diskutuar për fazën e tretë të tranzicionit të FSK-së.
Maqedonci e Jashari kanë diskutuar për misionet e përbashkëta të FSK-së me trupat amerikane.
“Me z. Buland diskutuam veçanërisht për objektivat e arritura në kuadrin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së, për rrugën që na pret përpara gjatë fazës së tretë dhe finale të këtij plani dhe për realizimin e marrëveshjes kornizë ndërmjet vendeve tona në fushën e mbrojtjes. Gjithashtu, bashkë me Komandant Jasharin i diskutuam me z. Buland planet e ardhshme për bashkëzbarkime të FSK-së me trupat amerikane në misionet ndërkombëtare që do të realizohen këtë vit si dhe plane e ide të tjera”, ka shkruar Maqedonci.