Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci sot ka takuar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së Katarit, Khalid Mohammad Al Attiyah.
Maqedonci theksoi se ministri Al Attiyah u ka ofruar kadetëve të FSK-së 6 kuota për edukim në akademitë ushtarake të Katarit.
“Diskutuam për vendosjen e urave të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes në mes të dy vendeve. U dakorduam për bashkëpunim në fushën e trajnimeve dhe edukimit ushtarak si dhe mundësisë për investime të përbashkëta në fushën e prodhimit ushtarak. Nga ana e tij Ministri Al Attiyah ofroi 6 kuota për edukim të kadetëve tanë në akademitë ushtarake të Katarit, duke përfshirë dhe Akademinë e Forcave Ajrore të Katarit”, theksoi ministri.
Tutje ai bëri të ditur se ata kanë diskutuar edhe për vendosjen e urave të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes në mes dy vendeve.
Ndryshe, Maqedonci e ka njoftuar homologun e tij për situatën e sigurisë në regjionin e Evropës, veçanërisht atë në Ballkanin Perëndimor