Ballina Video Dokumentar Maqedonci e Jashari marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax...

Maqedonci e Jashari marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë

Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair, Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci së bashku me Komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë.

Sipas njoftimit të Ministrisë, edicioni i sivjetmë i forumit është i fokusuar tek sfidat e sigurisë me të cilat aktualisht përballet bota demokratike, ndërsa synon që të shërbej si një ngjarje që do të nxisë bashkëpunimin strategjik mes vendeve demokratike.

Në margjinat e kësaj ngjarjeje përveç pjesëmarrjes në sesionet punuese, do të realizojnë takime bilaterale me homologë dhe përfaqësues të tjerë politik dhe ushtarak të vendeve partnere

Exit mobile version