Sot kemi të drejtë të themi se Nelson Mandela nuk ka vdekur dhe se fryma e drejtësisë që ai rrënjosi në popullin e tij, ka lënë farën në tokën e Afrikës së Jugut.
Shpirti i Mandelës vazhdon të dërgojë rrezet e tij të ndritshme në kohë dhe hapësirë.
Sot, Mandela qëndron si rojtar i popullit palestinez në sprovën e tyre në sallën e Gjykatës Ndërkombëtare për të dënuar agresorin pushtues për krimet dhe gjenocidin.
Mandela është legjenda që jeton përtej shekujve dhe horizonteve duke qëndruar sot trimërisht përkrah drejtësisë dhe të vërtetës.
Nga: Hoxhë Halil Avdulli