Manchester Unitedi shokohet në Kopenhagë

Manchester Untedi ka mbetur duarthatë nga ndeshja dramatike e së mërkurës mbrëma në Kopenhagë.

Gjiganti anglez ishte duke udhëhequr 2:0, por në fund pësoi nga Copenhageni me rezultatin 4:3.

Momenti vendimtar në ndeshje ishte përjashtimi i Marcus Rashfordit me karton të kuq në minutën e 42-të. Kjo i mundësoi skuadrës daneze kthimin e madh.

Rasmus Hojlund kaloi në epërsi Unitedin që në minutën e tretë. I njëjti lojtar shënoi për 2:0 në minutën e 28-të.

Pas përjashtimit të Rashfordit, Copenhageni nisi me gola. Fillimisht shënoi Mohamed Elyounoussi në minutën e 45-të. Në minutën e nëntë shtesë të pjesës së parë, Diogo Gonçalves shënoi nga pika e bardhë për 2:2.

Penallti u dha edhe për Unitedin. Bruno Fernandes ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 69-të, kur realizoi për 3:2.

Por vendasit nuk u ndalën. Lukas Lerager shënoi për 3:3 në minutën e 83-të, ndërsa në minutën e 87-të, Roony Bardghji shënoi golin e fitores, 4:3.

Me fitore Copenhageni doli në vendin e dytë në Grupin A me katër pikë. Katër pikë i ka edhe Galatasaray në vendin e tretë. Ndërkohë Manchester Unitedi është i katërti me tri pikë.

Bayerni ka fituar grupin me 12 pikë.