Manchester United shënjestron talentin premtues të Arsenalit

Manchester United është gati të sigurojë blerjen e parë të afatit të janarit.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Ayden Heaven, i cili bëhet lojtari i dytë që “Djajtë e Kuq” i rrëmbejnë Arsenalit, pas Chido Obi Martin.

Medical booked after he rejected new deal from Arsenal and Eintracht approaches.

Heaven, do të kryejë vizitat mjekësore gjatë kësaj jave dhe kishte refuzuar ofertën e Arsenalit, për të vazhduar kontratën si dhe ofertën e Eintracht Frankfurtit.

Heaven, kishte qenë pjesë e akademisë së Arsenalit që nga viti 2019, ku kishte luajtur në të gjitha grupmoshat dhe po ashtu më parë kishte qenë pjesë edhe e akademisë së West Hamit.