Ballina Sport Futboll Manchester United fitore bindëse ndaj Southampton

Manchester United fitore bindëse ndaj Southampton

Manchester United i është rikthyer fitoreve në Premierligën angleze.

”Djajtë e kuq” shënuan fitore bindëse në udhëtim ndaj Soithamptonit, me rezultat të thellë 3-0, shkruan IndeksOnline.

Southampton kishte mundësinë të kalonte e para në epërsi, por Cameron Archer gaboi nga pika e bardhë, ku gjuajtjen e tij e priti portieri Andre Onana, në minutën e 33-të.

Ligji i futbollit thotë që”Kur nuk shënon” pëson, e kjo i ndodhi skuadrës vendase.

Dy minuta më vonë, Manchester United kaloi në epërsi me golin e Matthijs De Ligt.

Marcus Rashford dyfshoi rezultatin, duke shkuar në pushim më epërsi 2-0.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Alejandro Garnacho, i cili shënoi në 90+6.

Me këtë fitore, United shkon në kuotën e gjashtë pikëve, nga katër ndeshje të zhvilluara.

Në anën tjetër, Southampton mbetet ende pa fitore, duke u renditur në vendin e fundit në tabelë me 0 pikë.

Exit mobile version