Njëzet e dy persona, përfshirë fëmijë, është numri aktual i të vrarëve në sulmin me bomba në Manchester, ndërsa 59 është numri i të plagosurve. Sulmi dyshohet se është një sulm terrorist. Shpërthimi ndodhi në Manchester Arena, në orën 22:35, sipas orës lokale, dhe ndodhi gjatë koncertit të pop këngëtares amerikan Ariana Grande.
Policia e Mançesterit tha se sulmuesi (mashkull) ishte i vetëm, dhe se ai cili vdiq në shpërthim. Raportohet se ai po mbante një pajisje shpërthyese të improvizuar, të cilën më pas e shpërtheu.
Të afërmit e të pranishmëve në koncert po përdorin mediat sociale për të kërkuar për të afërmit e zhdukur. /MESAZHI/