Manchester City vazhdon me formë të shkëlqyer në Premier Ligë, ku në pesë ndeshje ka arritur pesë fitore.
Së fundi citizën arritën të mposhtin Bournemouthin me rezultat të thellë 4 me 0.
Golat për ekipin e Guardiolës i shënuan: De Bruyne, Iheanacho, Gundogan dhe Sterling.
Vlen të përmendet se për Cityn me karton të kuq u ndëshkua sulmuesi spanjoll, Nolito.
Me këtë fitore Manchester City kryeson në tabelë me 15 pikë, pesë më shumë se vendi i dytë, tretë, katër dhe pesë.